KOLEKSIONI I ÇANTAVE TË RIHANNËS/ Zbuloni vlerën e "çmendur" të tij (FOTO) - AlpeGossip
KOLEKSIONI I ÇANTAVE TË RIHANNËS/ Zbuloni vlerën e “çmendur” të tij (FOTO)

KOLEKSIONI I ÇANTAVE TË RIHANNËS/ Zbuloni vlerën e “çmendur” të tij (FOTO)

Rihanna gjithmonë është shquar për stilin e saj mjaft të veçantë. Ajo që të gjithë kanë vënë re është se këngëtarja është shumë e fiksuar pas çantave.

Në përgjithësi, Rihanna zgjedh çanta të vogla me forma unike, që përputhen në mënyrë perfekte me veshjen ose bëjnë kontrast me të.

Këngëtarja është fanse e diaznjerëve të njohur si: ‘Louis Vuitton’, ‘Dior’ dhe ‘Mark Cross’. Përveç këtyre, shpesh ajo zgjedh edhe marka më pak të njohura, por që kanë diçka të veçantë.

Sipas një përllogaritje, ‘E Online’ ka zbuluar se koleksioni i çantave të Rihannës kap shifrën prej 35 mijë dollarësh. Është një shifër marramendëse, por duke ditur fitimet e këngëtares në një farë mënyre kjo justifikohet.