“DO HASH DRU…”/ Jori Delli sqaron fjalët e reperit italian në videon ku konfirmoi romancën – AlpeGossip
“DO HASH DRU…”/ Jori Delli sqaron fjalët e reperit italian në videon ku konfirmoi romancën

“DO HASH DRU…”/ Jori Delli sqaron fjalët e reperit italian në videon ku konfirmoi romancën

Modelja Jori Delli ka sqaruar videon që ka shpërndarë sot në rrjete sociale, ku reperi  italian Fred de Palma dëgjohet teksa thotë ‘ E dashura ime është shqiptare”.

Menjëherë pas publikimit të kësaj video, kanë nisur aludimet se modelja mund të jetë në lidhje me reperin e njohur italian, pasi këtë deklaratë të tij ajo e kishte shoqëruar me disa emoi me zemra dhe flamurin shqiptar.

Por mesa duket përpos aludimeve, modelja është kritikuar pasi nuk ka qenë e vëmendshme gjatë deklaratës së reperit pasi ky i fundi dëgjohet duke sharë shqiptarët, gjë e cila është mohuar nga Jori.

Jori sqaron se reperi nuk po shan shqiptarë thjesht dhe deklarata e tij është kuptuar nga ata që nuk kuptojnë mirë italisht.