Deputeti i Kuvendit Anduel Xhindi do t’ i japë fund beqarisë këtë fundjavë, duke përjetuar ditën e madhe te djegies së shamisë së beqarit.
Anduel Xhindi është djali i ish-deputetit socialist të ekzekutuar përpara shtëpisë së tij në vitin 2009.
Mësohet se dasma do të vazhdojë gjatë gjithë javës. Madje në dasmë janë të ftuar përveç deputetëve të grupit parlamentar dhe gazetarët që mbulojnë seancat plenare të Kuvendit.
Në fotot e siguruara nga fotografi i Kuvendit Agim Rama duken deputetët të cilët nuk e kanë lënë vetëm Xhindin në këtë ditë të shënuar, ndërsa deputetja e Fierit Antoneta Dhima dhe kreu i grupit Taulant Balla, udhëheqin vallen.