KIARA TITO FLET MBI NDRYSHIMET NË PAMJEN E SAJ/ Çdo gjë ka filluar në moshën 12-vjeçare – AlpeGossip
KIARA TITO FLET MBI NDRYSHIMET NË PAMJEN E SAJ/ Çdo gjë ka filluar në moshën 12-vjeçare

KIARA TITO FLET MBI NDRYSHIMET NË PAMJEN E SAJ/ Çdo gjë ka filluar në moshën 12-vjeçare

Sezoni i dytë i emisionit ‘Doctor Plastic’ në ‘Tv Klan’ do të rinisë së shpejti dhe do të drejtohet sërish nga moderatorja shqiptare, Kiara Tito. E ftuar sot në ‘Jo vetëm modë’, Kiara foli në lidhje me kohët e vështira dhe të bukura që ka kaluar gjatë sezonit të parë.

Por duke qenë se publiku është e interesuar për jetën e saj private, moderatorja zbuloi dhe disa detaje rreth saj. “Më pëlqen të ndryshojë shpesh ‘look-un’.

Që në moshën 12-vjeçare kam lyer flokët pa lejen e prindërve dhe i leva me ngjyrë të kuqe”, u shpresh ajo.

Gjatë intervistës Kiara tha se komentet e ndjekësve mbi pamjen e saj nuk e shqetësojnë më aspak, pasi me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyra e veshjes, apo ajo e tualetit.

Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo publikoi një foto ku pranonte operacionet plastike, por më pas tha se gjithçka ishte një shaka për 1 prill.