KËRKOI TË MOS I OFENDONIN/ Por Ledjana nuk i ndal thumbat për Mevlanin dhe Aristelën (FOTO) – AlpeGossip
KËRKOI TË MOS I OFENDONIN/ Por Ledjana nuk i ndal thumbat për Mevlanin dhe Aristelën (FOTO)

KËRKOI TË MOS I OFENDONIN/ Por Ledjana nuk i ndal thumbat për Mevlanin dhe Aristelën (FOTO)

Para pak diëtsh, Mevlani dhe Aristela publikuan një foto nga i njëjti shtrat. Mevlani postoi në rrjete sociale një foto ku ata shfaqen duke pozuar në shtrat bashkë teksa ai e ka mbështetur kokën në prehrin e Aristelës.

Menjëherë pas kësaj lëvizje nisën dyshimet nga ana e fansave se ata të dy kanë nisur një lidhje romantike me njëri-tjetrin. Mirëpo fansat e Ledjanës e kanë të vështirë ta pranojnë këtë fakt dhe bënë thirrje që të gjithë të bllokonin dhe raportonin llogarinë e Aristelës në Instagram. Duke parë këto reagime, Ledjana ju kërkoi ndjekësve të saj me lutje që të mos ofendonin askënd, sepse çdokush është i lirë të bëj çfarë të dojë.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkroi Ledjana në një postim.

Mirëpo edhe pse u shfaq si e pashqetësuar për këtë lëvizje të Mevlanit dhe Aristelës, Ledjana në të vërtetë duket se është prekur. Ajo ka postuar sot në Instagram një video në të cilën shihet duke dëgjuar në makinë këngën “Cali” të Rina Balaj. Ledjana këndon disa vargje, që menjëherë të gjithë i përkthyen si një thumb kundrejt Mevlanit dhe Aristelës.

Po të shoh ty me të por si unë ajo ti e din nuk është..”, thuhet mes tjerash në këngë dhe me të drejtë ndjekësit e morën si një thumb për dyshen që po përfliten për një marrëdhënie.