U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Zbulohet EMRI i veçantë që Aurela Hoxha ka zgjedhur për djalin e saj (FOTOT) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Zbulohet EMRI i veçantë që Aurela Hoxha ka zgjedhur për djalin e saj (FOTOT)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Zbulohet EMRI i veçantë që Aurela Hoxha ka zgjedhur për djalin e saj (FOTOT)

Dy ditë më parë, Aurela Hoxha i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Ajo publikoi foto me djalin e saj, duke zbuluar me krenari para gjithë botës se ka sjellë në jetë një thesar.

Një njërën nga fotot ajo shihet shumë e lumtur teksa mban në krahë djalin. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Tashmë që gjithçka është bërë publike, Aurela ka nisur të zbulojë pak nga pak disa detaje.

Ditën e djeshme ajo postoi për herë të parë foto nga shtatzënia. Duke qenë se tashmë është zbuluar gjithçka, duket se modelja nuk e ka më problem të ndajë me të gjithë këto momente kaq special nga jeta e saj.

Ndërkohë sot fotografi Endrit Mërtiri ka zbuluar emirn e veçantë që Aurela ka përzgjedhur për djalin e saj. Ai ka postuar një foto me modelen Dorina Gegici dhe përkrah saj ka shkruar: “Daja dhe tezja më cool e Alaron”.

FOTOT

Vogëlushi i Aurelës quhet Alaron, por ende nuk dihet se çfarë kuptimi fshihet pas tij dhe kush e ka përzgjedhur. Megjithatë e sigurt është që ky është një emër shumë i rrallë dhe vogëlushi do të ndihet me fat kur të rritet.

Kujtojmë se Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.