"KËTË NUK E PRISNIM"/ Robert Aliaj puth në buzë Dojna Memën në mes të emisionit (FOTO) - AlpeGossip
“KËTË NUK E PRISNIM”/ Robert Aliaj puth në buzë Dojna Memën në mes të emisionit (FOTO)

“KËTË NUK E PRISNIM”/ Robert Aliaj puth në buzë Dojna Memën në mes të emisionit (FOTO)

Me fillimin e sezonit të ri televiziv moderatorja Dojna Mema ka filluar rubrikën e saj në “Pop Culture” me të ftuar specialë dhe intervistat i zhvillon në ambiente të hapura. Pas Erion Veliaj, Arian Çanit, dhe Erion Braçes, këtë javë Dojna ka zgjedhur të ketë në emision Robert Aliaj.

Aliaj njihet si personazh mjaft kontravers, i cili gjithmonë ngjall diskutime e reagime të shumta me deklaratat e tij tek publiku.

Roberti dhe Dojna mesa duket kanë zgjedhur të kalojnë një ditë në fshat dhe të provojnë eksperiencat e fshatit teksa zhvillojnë intervistë. Gjithashtu në videon e promos të postuar në Instagram nga Dojna duket se gjatë intervistës Roberti ka tentuar të puthë moderatoren në buzë, duke e shtrirë përtokë teksa janë të ulur.

Megjithatë pamja nuk duket qartë pasi e mbulon kapela e madhe që Dojna mban në kokë dhe na mbetet të presim emisionin e plotë të shtunën për të kuptuar vazhdimin…