Dihet tashmë që jo vetëm motrat, por edhe vëllezërit ndërrojnë rrobat me njëri-tjetrin dhe kjo është një gjë mëse normale për të gjithë ne. Por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për personazhe të njohur kjo gjë na duket e pamundur e nëse ndodh na duket disi e çuditshme.
Ditën e djeshme, reperi Getinjo ka publikuar një foto i veshur me një kostum sportiv “Gucci”, e pas tij ka qenë Mozzik që ka postuar foto me të njëjtin kostum. Teksa kemi kontrolluar Instagram-et e vëllezërve, kemi kuptuar se ata kanë veshur këtë kostum në koncerte por edhe në përditshmërinë e tyre.
Pyetja që na lind është: “Ata vishen njëlloj (matchy Matchy) apo ndërrojnë rrobat me njëri tjetrin? Në fakt mendojmë se është kjo e dyta pasi duke parë fotot e tjera shohim se reperët janë shfaqur dhe herë të tjera me të njëjtat veshja.
Gjithashtu kostumit “Gucci” i është bashkuar dhe Loredana, kështu që kjo na bën të mendojmë se kjo është një zgjedhje e përbashkët e tyre dhe nuk po flasim për një shkëmbim…