Milva Ikonomi: Çmenduritë që kam bërë për dashurinë para se ai të largohej nga kjo jetë – AlpeGossip
Milva Ikonomi: Çmenduritë që kam bërë për dashurinë para se ai të largohej nga kjo jetë

Milva Ikonomi: Çmenduritë që kam bërë për dashurinë para se ai të largohej nga kjo jetë

Milva Ikonomi, e ftuar në “Pasdite në Top Channel” foli më tepër për familjen e saj. Edhe herë të tjera ka rrëfyer për jetën e vështirë pa pasur bashkëshortin pranë, por këtë herë tregoi jo vetëm sakricat si nënë e vetme por dhe sakricat e një gruaje të dashuruar.

“Më kujtohet kur udhëtova nga Tirana në Durrës me biçikletë, vetëm për një përqam.Se atje ndodhej im shoq në ato momente. Njëherë tjetër kam shkuar në Llakatund, të Vlorës kur familja e tij ndodhej atje. S`kisha ç`ti blija, bëra vetë një kek me çokollatë, prita të ftohej, gjeta një makinë rasti të madhe që shpërndante vaj dhe u nisa. Ishte udhëtimi më i bukur i jetës sime. Ishte vjeshtë. Ne kishim një martesë me dashuri të plotë, të madhe dhe shumë të fortë. Histori e bukur”, tregoi Milva me nostalgji.

Për shkak të një sëmundjeje i shoqi u nda herët nga jeta duke e lënë me dy vajza të
vogla, Enin dhe Abin, sot 30 dhe 28 vjeçe. Milva ia doli t`i rriste dhe edukonte ashtu si vetë, por edhe babai i tyre do të donte dhe pati ndihmë.

“Vajzat e kanë pasur në njëfarë mënyre praninë e babait. Vjehrra ime më ka ndihmuar
shumë me to. Meritat i shkojnë edhe kunatës. Nëna ime më është gjendur pranë
gjithashtu”, tha Milva.