Besa Kokëdhima ‘vajton’ qentë në Facebook, mburret me pellush lëkure në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
Besa Kokëdhima ‘vajton’ qentë në Facebook, mburret me pellush lëkure në Instagram (FOTO)

Besa Kokëdhima ‘vajton’ qentë në Facebook, mburret me pellush lëkure në Instagram (FOTO)

Ditën e sotme gazetarja Fatma Haxhialiu ankohej se bashkëshorti i saj ishte sulmuar nga disa qen rruge pranë “21 Dhjetorit”.

Pas kësaj ngjarje, pa pasoja të rënda, punonjësit e Bashkisë së Tiranës grumbulluan qentë dhe i dërguan në strehën e kafshëve në Kombinat, me veterinerë të kualifikuar për përkujdesjen ndaj tyre.

Në videon e postuar nga Dorina Mema ne Instagram kafshët shfaqen të vaksinuara dhe po ushqehen nga stafi.

Mirepo, vajza e pronarit te mediave Koço Kokëdhima, Besa, dhe e fejuara e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Armina Mevlani, nxituan te shprehen të shqetësuara për fatin e qenve, që ne fakt jane shendoshe e mire ne qendren e Bashkise.

Pra, mjaftoi zhvendosja e qenve nga zona e 21 dhjetorit tek streha e kafsheve në Kombinat që blerëset më të mëdha të lëkurave të kafshëve për peliçe të ngasherehen ne Instagram.

 

Besa nuk ka vazhduar me kaq, ka komentuar dhe në foton e Fatmës ku ankohej për qentë që i kishin sulmuar burrin.

Ndërkohë kujtojmë që pak kohë më parë Besa ka postuar një foto ku shfaqej babai i saj në zyrë, dheajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave të këngëtares, ka qenë një postiqe ujku e shtrirë përtokë që të jep idenë e një lëkure origjinale./AlpeNews.al/