Ylli i pornos kaloi testin e së vërtetës me deklaratën se ka bërë seks pa kondom me Trumpin - AlpeGossip
Ylli i pornos kaloi testin e së vërtetës me deklaratën se ka bërë seks pa kondom me Trumpin

Ylli i pornos kaloi testin e së vërtetës me deklaratën se ka bërë seks pa kondom me Trumpin

Ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniels, ka kaluar një test poligrafik më 2011, duke thënë se ka bërë seks pa kondom me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka raportuar The Wall Street Journal.
Testi i së vërtetës është bërë gjatë kohës kur Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, po mendonte t’ia shiste revistës “Life & Style” informacionet për lidhjen e saj me Trumpin.

Testi është përqendruar në deklaratën se ajo ka kryer “marrëdhënie seksuale vagjinale” me Trumpin në korrikun e 2006’s, pasi ata dy ishin takuar në një turne golfi të të famshmëve, në Kaliforni.

Daniels ishte përgjigjur “po”, kur ishte pyetur nëse kishte bërë seks me Trumpin, dhe përgjigja e saj ishte vlerësuar si “e vërtetë” nga hetuesi që po e zhvillonte testin.

Ajo gjithashtu ka thënë se marrëdhënia e saj me Trumpin është bërë pa mbrojtës, një përgjigje që gjithashtu është cilësuar si “e vërtetë”.

Testi poligrafik zakonisht nuk pranohet në gjykatë, ndërsa ligji federal ndalon punëdhënësit privatë që t’i përdorin ato për punësimin e punonjësve.