Le ta themi hapur: Ku çaloi dhe ku shkëlqeu Luana Vjollca në sezonin e parë të “Shiko kush Luan” – AlpeGossip
Le ta themi hapur: Ku çaloi dhe ku shkëlqeu Luana Vjollca në sezonin e parë të “Shiko kush Luan”

Le ta themi hapur: Ku çaloi dhe ku shkëlqeu Luana Vjollca në sezonin e parë të “Shiko kush Luan”

Prej 16 javësh në ekranin e Top Channel, çdo të shtunë në mbremje publiku shqiptar ka ndjekur një format të ri televiziv, “Shiko Kush Luan”.

Le ta pranojmë se fillimisht kur u përfol se “Shiko kush Luan” do të ishte një program “primetime” dhe do të moderohej nga Luana Vjollca, pati shumë persona që ishin skeptikë në mbarëvajtjen e këtij emisioni dhe sa kuriozitet dhe shikueshmëri do të kishte për të.

Luana Vjollca ishte një moderatore që vinte nga një program lojërash, “Pa limit” që fillimisht nisi si një rubrikë në programin e së dielës “E Diell” e vijoi si një program më vete mbremjeve të së hënave por që nuk pati impaktin e pritur.

Nga një program lojërash në një tjetër format me tematikë të njëjtë, Luana do e kishte shumë të vështirë për të fituar vëmendjen dhe besimin e publikut kështu që do i duhej të punonte shumë për “Shiko Kush Luan”. Dhe ishte pikërisht ky emision ku për herë të parë, më e vogla e motrave Vjollca na u prezantua si bashkëautore.

NESER..20:50 #ShikokushLUAN

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Për 16 javë me rradhë Luana, zonja e “shtëpisë” realizoi një program interesant që duhet thënë se e bëri publikun që ta shtypte telekomandën drejt Top Channel çdo të shtunë. Dy skuadra me në krye Edi Manushin dhe Gent Hazizin, Luana Vjollca moderatore dhe 6 të ftuar në studio, emra më “in” të ekranit, nuk kishin si të mos ngjallnin kuriozitet. Ama ja vlen të theksohet fakti që ajo që të tërheq vëmendjen dhe që duhet duartrokitur është mënyra e organizimit që është bërë në “Shiko Kush Luan” e padiskutim lojërat dhe pyetjet pikante që vinin në siklet të ftuarit por me raste u jepnin mundësinë përmes lojërave që t’u bënin bisht sa herë që thjesht nuk donin të përgjigjeshin.

Jo më kot e nisa këtë shkrim me Luanën, e madje e quajta “të zonjën e shtëpisë” pasi vërtetë në këto 15 javë (pasi puntata e 16 dhe e fundit e sezonit do të trasmetohet mbrëmjen e sotme) moderatorja është dukur si e tillë, duke menaxhuar mirë një situatë ku në studio ka shumë personazhe që në një farë mënyre të duhet t’u japësh kohën dhe vëmendjen e duhur. Të ftuarit e Luanës në këto 16 javë kanë qenë personazhe me peshë e ndër më të pëlqyerit e momentit por të kombinuar në panel nga fusha të ndryshme. Theksojmë prezencën e motrave Hoxha në emision, madje Sara Hoxha ka bërë daljen e saj të parë në një emision pikërisht në këtë program.

Edhe pse ishte një program argëtues, ashtu si padashur, ky emision ka prodhuar lajme e thashethemet thonë se ka qenë vetë Luana ajo që shpeshherë ka marrë pjesë në përgatitjen e pyetjeve pikante ndaj të ftuarëve. Pra qartë mund ta themi se më në fund me “Shiko kush Luan” Luana Vjollca gjeti “shtëpinë” e saj për ta drejtuar ashtu siç di ajo. Kjo është hera e parë që mund të themi me plot gojën se Luana Vjollca është treguar një moderatore profesioniste.

Por le të themi se në 16 javë ka patur gjëra në të cilat ka patur vend për kritikë. Nëse me këtë emision Luana është rritur profesionalisht, le të themi se ka patur një gjë që çalonte dukshëm (sipas mendimit tim) me këtë program; veshja e moderatores. Nëse jemi në një program argëtues, me lojëra, me dinamizëm, sportiv në një farë mënyre dhe që gjatë gjithë kohës të duhet edhe të lëvizësh, ndoshta veshja duhet të ishte pak më “casual”, më e përshtatshme për emisionin dhe formatin e tij, jo kaq ekpozuese dhe me tendencën për të nxjerrë në pah sa më shumë format e trupit. Ato mund të tregohen edhe me kombinime të tjera.

Ka patur dhe nga ato raste që dukej se Luana dukej sikur do të “plaste” me një fustan, apo dekolteje e saj ishte aq shumë e hapur sa me siguri publiku e kishte më shumë mendjen të fokusohej tek moderatorja se sa tek emisioni. Ndoshta Luana duhet të kishte zgjedhur veshje më praktike, format e trupit mund të tregohen edhe me kombinime të tjera. Nëse për punën e saj si moderatore dhe bashkëautore do e vlerësonim maksimalisht, për look-un e saj në 16 javë të “Shiko Kush Luan” nuk mund të themi të njëjtën gjë.

#ShikoKushLUAN 💜

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Ka një arsye shumë të madhe përse ky emision edhe pse është produksion i Top Channel identifikohet si program i Luanës. Kjo sepse që në emër “Shiko kush Luan” titulli të thërret më shumë me emrin e moderatores, e ndoshta “Luan” nuk është rastësisht aty.

Nga ana tjetër Luana është përpjekur gjatë gjithë kohës që edhe ajo vetë të bëhet pjesë e lojërave gjatë rubrikave të emisionit. E nëse jo, mundohej që lajmet mbi veten t’i bënte pjesë te lojërave, siç ishte rasti i lajmit se ajo do të ketë një parfum me emrin e saj, apo momenti ku këngëtarëve në lojë u jepte të këndonin tekstin e këngës së saj “Benzina” por me muzikë tjetër në sfond.

Thank you for all the love and support ! Jam e bekuar. 🙏🏻💕

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Për luanën kjo ka qenë një strategji shumë e mirë e mund të themi se bazuar në lajmet që kanë qarkulluar Luana ia ka dalë të sfidojë konkurrentët e së shtunës mbrëma, konkretisht “Xing me Ermalin “ në Tv Klan. Për shikueshmëri nuk mund të flasim konkretisht ama me siguri ka patur raste kur “Shiko kush Luan” ka qenë në përqindje të lartë. Ky mund të quhet një sezon i mbyllur me sukses prej Luanës, e cila sot në mbrëmje do të trasmetojë puntatën e fundit për t’ja lënë vendin një tjetër moderatoreje të suksesshme si Arbana Osmani.Blitz.al/

“Shiko kush LUAN” NESER 20:50 🔥🔥@shikokushluan

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on