Pavarësisht mesazhve negative dhe kritikave që marrin, Fifi dhe Adis Patushi vijojnë ta shijojnë romancën e tyre në sytë e publikut duke mos i kursyer as shakatë me njëri-tjetrin. Në një foto që Fifi ka ndarë së fundmi në Instagram e gjithë vëmendja është përqendruar në seksionin e komenteve, ku ajo dhe Adisi kanë zhilluar një “bisedë” si çift.
“Zënka” mes tyre nisi nga një thumbim i këngëtares, e cila krahas një fotoalbumi në shpërndarë shkruan: “A thua po bëhet xheloz?”
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Adisit i cili e urdhëron ta fshijë postimin. Pas kësaj biseda ka vijuar në seksionin e komenteve, ku ndjekësit kanë zbuluar se Adisi është vërtet xheloz për Fifin.
Biseda në seksionin e komenteve:
Adisi: Hiqe këtë postin!
Fifi: Pse?
Adisi: Hiqe kaq po të them. Apo s’je dhe me të verdha!
Fifi: Fiks pra me ti shpu sytë.
Adisi: Edhe pse gabon unë do të ha krejt…
Fifi: Okay.