“NUK JAM ADOLESHENTE TË PUTH BURRIN…”/ Fatma i kthehet Arminës: Injorancë, çfarë halli ke ti se… – AlpeGossip
“NUK JAM ADOLESHENTE TË PUTH BURRIN…”/ Fatma i kthehet Arminës: Injorancë, çfarë halli ke ti se…

“NUK JAM ADOLESHENTE TË PUTH BURRIN…”/ Fatma i kthehet Arminës: Injorancë, çfarë halli ke ti se…

Puntatën e djeshme në emisionin “Goca e Gra” u fol për puthjet me partnerin në publik, në prani të shoqërisë apo edhe familjarve. Tema hapi menjëherë debat, pasi kishte pro dhe kundër.

Dy nga moderatoret e programit, Armina Mevlani dhe Fatma Haxhialiu, kishin mendime krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën.

Blogerja e njohur u shpreh kundër puthjeve në publik, madje në një moment tha që “nuk do i fus llapën në publik”.

“Nuk do t’i fus llapën partnerit kur ato tjerët janë aty. Latë nam! Më duket shumë mungesë respekt edhe ndaj fëmijës, edhe ndaj familjes. Është tjetër gjë një puthje momentale, përqafim, shtrëngim dore, puthje ne faqe. Ka puthje dhe puthje. Ka puthje që zgjasin dhe më duket mungesë respekti se është intimitet. Nuk e kam lejuar puthjen e gjatë të prindërve të mi në sytë e mi sepse jam intimiduar nga ai veprim. Unë nuk e bëj këtë gjë në sytë e shoqërisë sime se nuk jam adoleshente të marr të puth burrin 5 minuta para njerëzve”, tha Mevlani.

Ky qëndrim i Arminës u konsiderua si “injorancë” nga ana e Fatmës, e cila tha se nuk ke pse të presësh sa të shkosh në shtëpi për të puthur burrin.

“Injorancë totale. Është zgjedhja jote, jo mungesë respekti. Si është kjo puthje në faqe se nuk e ke vëlla. Çfarë halli ke ti se puth unë burrin tim se na habite domethënë? Unë jam puthur para babait tim dhe nuk po puthem para atij që i kam bërë kokën. Nëse të vjen për të puthur burrin nuk do presësh sa të ikësh në shtëpi”, iu kthye Fatma.