Ajo rrëfeu fëmijërinë e vështirë në Gjakovë pas braktisjes së të atit, kur ishte vetëm 2 vjeç dhe tentativat e familjarëve për ta lënë në shtëpinë e fëmijës për shkak të mentalitetit dhe kushteve të vështira me të cilat u duhej të përballeshin. Por rrugës për në jetimore, ajo i tha gjyshit të saj një fjali, pas së cilës, ai ndërroi mendje menjëherë dhe vendosi që ta mbante gjithmonë pas vetes.

Deri në moshën 7-vjeçare, Santiana u rrit me idenë se nëna dhe gjyshi ishin prindërit, duke menduar se e ëma ishte motra e saj e madhe, derisa zbuloi nga një lojë me shoqet se ajo që për gjithë ato vite e kishte konsideruar motër ishte, në fakt, e ëma.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, Santiana tregoi më shumë detaje për historinë që i la të gjithë pa fjalë të dielën në “She’s on Top”.

 

Takimin e parë me të atin, ajo e pati kur mbushi 18 vjeç dhe pas atij takimi, pati një telefonatë që e shkëputi përfundimisht marrëdhënien me të.

Pasi u shërua mami nga kanceri, 2 vjet më vonë u diagnostikova unë, sepse e kisha të trashëguar nga ajo. Mami nuk e di, por unë e telefonova babin për t’i kërkuar një shumë parash që më duhej për operim. Ishte shansi i parë dhe i vetëm që ai mund të tregonte se ishte babi im dhe donte të më kishte, por s’e bëri dhe prej atij momenti s’dua ta shikoj më…” ,– tha modelja e përlotur duke shtuar:

S’më besoi që isha sëmurë, më tha që isha tu rrejt. Në atë kohë më kanë ndihmuar njerëz të tjerë…”, – tha ajo me zërin e dridhur, por e bindur që raportin me të atin e ka të mbyllur përgjithmonë.

Me forcën që i jep prania e së ëmës dhe me energjinë që i buron nga zemra, Santiana ia ka dalë dhe ka gjithmonë kurajën për t’ia dalë. Sepse, siç thotë ajo, nuk ka kurrë arsye për t’u dorëzuar.