“SHERRI VIRTUAL”/ Si nisën thumbat mes Luizit dhe Ronaldos? Këngëtari mbron Kiarën dhe nuk e kursen aspak moderatorin – AlpeGossip
“SHERRI VIRTUAL”/ Si nisën thumbat mes Luizit dhe Ronaldos? Këngëtari mbron Kiarën dhe nuk e kursen aspak moderatorin

“SHERRI VIRTUAL”/ Si nisën thumbat mes Luizit dhe Ronaldos? Këngëtari mbron Kiarën dhe nuk e kursen aspak moderatorin

Big Brother VIP 2 ka dy muaj që ka përfunduar ku Luiz Ejlli u shpall fitues, por ish- banorët vazhdojnë të mbeten në vëmendjen e fansave dhe komentimeve të shumta në rrjet.

Së fundmi një “sherr” virtual ka nisir me Luizit-Ronaldos-Kiarës, ku shkak është bërë drejtimi i emisionit veror “Kepi i VIP-ave”.

Gjithçka nisi me komentin e Ronaldos në një videoklip të emisionit ku shprehet se Kiara nuk e meritonte të ishte ajo moderarotja dhe se ajo e ka fituar gjithçka prej famës së Luizit, sipas tij emisionin e meritonte ta drejtonte vetë ai.

Lidhur me këtë ka reaguar sot partneri i Kiarës, Luiz Ejlli, i cili nëpërmjet një video në “Instastory” tregon se do donte të kishte qenë pranë saj për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur këngëtari i dashur për publikun.

Më pas Luizi ka vazhduar me Instastoryt e tij duke e thumbuar sërish keq Ronaldo Sharkën.

“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë”, ka shkruar Luizi.

Luizi nuk e ka lënë me kaq por ka vazhduar sërish duke e postuar një video ku Sharka shfaqet duke kënduar në këngën që u bë për finalen e madhe të BB VIP.

“Kurse unë flokët ngjyrosa, që të ngjaj me ty Luiz”, është pjesa që këndon Ronaldo. Ndërkohë këtë postim Ejlli e ka shoqëruar me fjalët: “Fansi im më i zjarrtë”.

Më pas ka reaguar Kiara Tito në një Instastory ku ka thumbuar Ronaldon.

Ndërsa Ronaldo Sharka ka reaguar me një video ku shfaqet ne një koreidor hoteli në Korçë i veshur sportiv me një çantë në dorë dhe një palë syze të vendosura, njësoj si Luizi në videon e parë kundër tij.

Në një postim në tjetër Instagram. Ronaldo shprehet se nuk e ka sharë në asnjë moment Kiarën, por ka shprehur një mendim, që sipas tij ajo nuk është moderatorë e përshtatshme për një format si “Kepi i Vipave”.

Nga ana tjetër, ai i rikujton Luizit se ky i fundit, 5000 euro ia kishte premtuar se do ia jepte për shkak të humbjes së babit të tij.

VIDEO

Alpegossi.al