NË PRITJE TË FËMIJËS SË PARË/ Fansat e pyesin Eni Koçin për emrin e bebit, ja si përgjigjet këngëtarja – AlpeGossip
NË PRITJE TË FËMIJËS SË PARË/ Fansat e pyesin Eni Koçin për emrin e bebit, ja si përgjigjet këngëtarja

NË PRITJE TË FËMIJËS SË PARË/ Fansat e pyesin Eni Koçin për emrin e bebit, ja si përgjigjet këngëtarja

Këngëtarja Eni Koci tashmë ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe pritet që të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në tetor.

Ajo dhe këngëtari Genc Prevlukaj janë në pritje të një vajze. Çifti vendosën ta bënin të ditur lajmin në projektin e tyre muzikor ku aty zbuluan dhe gjininë e bebushit.

E ndërsa po shijon periudhën më të ëmbël të jetës së saj, Eni ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit ku i kanë shtruar pyetje nga më të ndryshme rreth shtatzënisë apo si do t’a quajë vogëlushen e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E pyetur nëse ka menduar për emrin e vajzës, artistja u shpreh se ia kanë vendosur emrin tashmë por dëshiron që ta mbajnë ende një sekret për publikun.

 

 

“E kemi vendosur por mbetet ende sekret”- tregoi ajo.