“NUK DO LIDHEM MË KURRË”/ Këngëtarja e njohur bën deklaratën bombë pas ndarjes – AlpeGossip
“NUK DO LIDHEM MË KURRË”/ Këngëtarja e njohur bën deklaratën bombë pas ndarjes

“NUK DO LIDHEM MË KURRË”/ Këngëtarja e njohur bën deklaratën bombë pas ndarjes

Çifti shumë i komentuar në media dhe që me lidhjen e tyre prej kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes, i kanë dhënë fund. Cheryl Cole dhe Liam Payne u ndanë në korrik, vetëm një ditë pas ditëlindjes së këngëtares dhe lajmin e dha vetë Liam.

“Cheryl dhe unë jemi të mërzitur që po ju njoftojmë se po ndahemi. Ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë. Ne vazhdojmë të kemi dashuri për njëri-tjetrin si familje”, shkruante Liam.

“Bear është bota jonë dhe ne kërkojmë të respektoni privatësinë teksa ne e kalojmë këtë”, shkruante këngëtari për të birin e tij dhe të Cheryl.

Ndërsa Cheryl i ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit në një intervistë ku është shprehur se nuk do të lidhet më kurrë.

“Unë e di çfarë dua dhe çfarë nuk dua. Edhe nëse është e drejtë apo e gabuar, është si ndihem. Mendoj që nuk jam zhvilluar në zonën romantike. Ajo zonë thjesht ka stopuar…nuk do ndodhë më, ky ishte fundi”, tha Cheryl.

“E kam një njeri në jetën time”, u shpreh këngëtarja duke iu referuar djalit të saj.