Pa makijazh dhe me flokë natyrale: Armina Mevlanin nuk e kemi parë kurrë kështu – AlpeGossip
Pa makijazh dhe me flokë natyrale: Armina Mevlanin nuk e kemi parë kurrë kështu

Pa makijazh dhe me flokë natyrale: Armina Mevlanin nuk e kemi parë kurrë kështu

Në Instagram i shohim vetëm të kuruara të famshmet shqiptare. Makijazhe, veshje firmato dhe foto profesionale shohim çdo ditë.

Megjithatë ka raste që të famshmet na prezantojnë veten ujë e sapun. Armina Mevlani ka vendosur këtë të enjte që të dalë natyrale, pa pikë makijazhi në fytyrë dhe me flokët natyrale.

Ajo madje ka kërkuar mendimin e fansave për paraqitjen që rrallëherë ndodh ta shohim kështu. Me flokët me onde dhe fytyrën ujë dhe sapun, sot shohim një tjetër Armina në selfie-n që ajo vetë ka bërë dhe na pëlqen shumë.

E enjta ka qenë dita e relaksit për blogeren shqiptare, e cila ka vizituar një qendër masazhi dhe sigurisht dita e pushimit nga makijazhi.