I KËRKOI ”NDIHMË” SE KAPI MAT GRUAN/ Gjikos i vjen mesazhi që nuk e prisnim nga Hoxha (FOTO) – AlpeGossip
I KËRKOI ”NDIHMË” SE KAPI MAT GRUAN/ Gjikos i vjen mesazhi që nuk e prisnim nga Hoxha (FOTO)

I KËRKOI ”NDIHMË” SE KAPI MAT GRUAN/ Gjikos i vjen mesazhi që nuk e prisnim nga Hoxha (FOTO)

Gjatë pushimeve në Turqi, Elita Rudi realizoi disa foto ku shfaqej duke puthur një delfin, foto të cilat i publikoi në Instagram. Mes komenteve të shumta ra në sy komenti i Gjikos i cili shkruante se e kapi mat bashkëshorten dhe pyeste hoxhën Shefqet Krasniqi se çfarë të bënte.

Ky koment solli shumë kritika dhe sipas ndjekësve, Gjiko ka treguar mungesë respekti ndaj hoxhës me pyetjen e bërë.

Pas këtyre kritikave, Gjiko reagoi duke treguar se nuk pasur qëllim që të fyejë askënd.

“Sa i përket këtij komenti, dua të bëj një sqarim të shkurtër për ata që s’kanë sens humori. Unë personalisht e çmoj shumë dhe kam respekt shumë të madh për dr. Shefqet Krasniqi që nuk ma hiqni dot juve që po shani e po ofendoni nëpër komente. Veç dijeni se më shumë po hyni në gjynah se unë me një koment që s’kam ofenduar askënd personalisht dhe moralisht. Po Zoti është i madh dhe thonë që siç ke zemrën ashtu ta jep. Faleminderit për mirëkuptimin. Respekte!”, ka shkruar reperi.

Ditën e sotme ka reaguar edhe hoxha Shefqet Krasniqi i cili i ka dërguar një mesazh Gjikos ku i shkruan: “Selajm Alekum vlla i dashur. Veç një gjë po ta them, një thenie popullore, fjaltë e hallkut dhe birat e gardhit nuk mbyllen asnjehere. Kshtu qe mos i degjo cka flasin. Allahu ju dashte”.