NIS SË SHPEJTI/ Zbulohen emrat e 3 këngëtarëve BIG që do të marrin pjesë tek ”Kënga Magjike” – AlpeGossip
NIS SË SHPEJTI/ Zbulohen emrat e 3 këngëtarëve BIG që do të marrin pjesë tek ”Kënga Magjike”

NIS SË SHPEJTI/ Zbulohen emrat e 3 këngëtarëve BIG që do të marrin pjesë tek ”Kënga Magjike”

“E diela shqiptare” nis këtë fundjavë së bashku me rubrikën e “Këngës Magjike”, artistët e parë të së cilës u zbuluan në një postim në InstaStory nga producenti Ardit Gjebrea.

Bëhet fjalë për Genti Dedën, pjesëmarrës në disa edicione të festivalit. Po kështu do të rikthehet edhe Rea Nuhu, e cila spikati dy vite më parë me këngën “Pa faj” në bashkëpunim me Kastro Zizon, ndërsa në 2018-n konkurroi e vetme me “S’mjafton”.

Grupit të artistëve të parë BIG, që ndryshe nga herët e tjera do të performojnë live, i bashkohet edhe Linda Halimi, e cila rikthehet në “Kënga Magjike” 9 vite pas përjashtimit.

“Që të dielën e parë të transmetimit do të këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët Neë Artist, por edhe ata Big! Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit se cilët Big do të jenë në gjysmëfinale, ndërkohë që juria vendos për New Artist,” bëri me dije pak kohë më parë Gjebrea në lidhje me proçesin e votimit.

Një formulë e tillë pretendohet të jetë më e drejtë dhe më e ndershme për të gjithë konkurrentët. Krah Ardit Gjebreas te “Kënga Magjike 2019” do të jetë Adrola Dushi.