VAJZAT ZGJEDHIN DJEMTË/ Nevina Shtylla na prezanton me rubrikën më të re në ”E Diell” – AlpeGossip
VAJZAT ZGJEDHIN DJEMTË/ Nevina Shtylla na prezanton me rubrikën më të re në ”E Diell”

VAJZAT ZGJEDHIN DJEMTË/ Nevina Shtylla na prezanton me rubrikën më të re në ”E Diell”

Pak orë më parë, Nevina Shtylla zbuloi përmes disa Instastory-ve, rubrikën më të re që do t’i shtohet spektaklit “E Diell”.

“Për’Puthesh” quhet rubrika më e re dhe e gjitha i dedikohet marrëdhënies djalë-vajzë!

Në fakt, siç sqarohet edhe në faqen zyrtare të aplikimeve, janë vajzat ato që do të zgjedhin një prej djemve kandidatë pasi të jenë bërë diskutime të ndryshme rreth takimeve romantike, roleve të secilit në çift apo dhe debate të tjera.

‘Së shpejti në E Diell! Për herë të parë një show televiziv ku vajzat njihen me djemtë.”- shkruan Nevina në një prej fotove, ku fton të rinjtë për t’u bërë pjesë e saj.

Teksa përshkruajmë “Për’Përputhesh” në mendje na vjen padyshim “Uomini e Donne” apo “The Bachelor”, programe të famshme që në thelb janë e njëjta gjë. Djemtë zgjedhin vajzat dhe e kundërta.