EFI NË FINALE ME LUIZIN/ Kiara dhe Bledi lënë shtëpinë e Big Brother – AlpeGossip
EFI NË FINALE ME LUIZIN/ Kiara dhe Bledi lënë shtëpinë e Big Brother

EFI NË FINALE ME LUIZIN/ Kiara dhe Bledi lënë shtëpinë e Big Brother

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes janë dy finalistët e parë të Big Brother VIP. Ata u votuan nga publiku si më të preferuarit për të shkuar në finale.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar Kiara Tito dhe Bledi Mane lanë shtëpinë, kjo për shkak se ata ishin banorët e rikthyer sërish në lojë. Vetëm një nga banorët e rikthyer do kishte shansin që të shkonte në finalen e Big Brother VIP dhe kjo mundësi iu dha vetëm Efit.

Vetëm dy javë na ndajnë nga finalja e Big Brother, ndërkohë në finale do shkojnë vetëm katër banorë. Në javën e ardhshme pritet të mësohen edhe emrat e dy finalistëve të tjerë.

Në shtëpi janë ende edhe Dea, Qetsori, Jori, Nita dhe Kristi, por vetëm dy prej tyre do shkojnë në finale