LUFTA e audiencës/ Nga Luana dhe Ermali, këta janë tre moderatorët e tjerë që filluan përplasjet – AlpeGossip
LUFTA e audiencës/ Nga Luana dhe Ermali, këta janë tre moderatorët e tjerë që filluan përplasjet

LUFTA e audiencës/ Nga Luana dhe Ermali, këta janë tre moderatorët e tjerë që filluan përplasjet

E enjtja në mbrëmje e kësaj jave solli një tjetër risi në lëmin e emisioneve debat. “Të paekspozuarit” e Ylli Rakipit bëri transfertën e radhës, tashmë duke u shfaqur në Top Channel, duke patur përballë “Opinionin” e Fevziut në TV Klan dhe “Real Story” të Sokol Ballës i cili premierën në Vizion Plus e pati javën e shkuar, pasi braktisi ekranin ku punoi prej më shumë se 15 vjet, Top Channel.

Real Story
Themi risi vetëm përsa i përket titujve të rinj dhe ndryshimit të studiove të disa prej tyre, por nëse flasim për kurbën e shikueshmërisë nga publiku, nuk ka asgjë të re. “Opinioni” historik i Fevziut në Tv Klan, vazhdon të mbajë mbërthyer para ekranit shumicën e teleshikuesve edhe pse përballë kishte një emision “të ri” vetëm përsa i përket ekranit pasi titulli dhe drejtuesit ishin të njëjtë. Po ashtu edhe tema e emisioneve ndoshta ndikoi për të mbajtur sërish në krye “Opinionin” mbi rivalet direkte.

Opinion
Protesta e opozitës e të shtunës, mesa duket shiti më shumë se tema e skandalit të Armos që u trajtua në “Të paekspozuarit”, ndoshta edhe pse të njëjtën temë Fevziu e kishte trajtuar për dy netë rresht më herët.

Të paekspozuarit
Kjo është grafika e shikueshmërisë së televizioneve nga publiku për të enjten e shkuar, e përgatitur nga kompania më profesionale e matjeve Telemetrix. Duket qartë, që në 10-15 minutat e para emisioni i Fevziut konkurrohet nga telenovela “I infiltruari” në Klan Plus, por më pas “Opinion” shkëputet dukshëm duke i lënë pas të gjithë. Përfshirë edhe emisionin premierë “Të paekspozuarit” të Rakipit në Top Channel.

Opinion, Te paekspozuarit, Real Story, I infiltruari