Si gjithmonë para kohe/ Sa shpejt paskan çelur këtë rradhë lulet “budallaqe” – AlpeGossip
Si gjithmonë para kohe/ Sa shpejt paskan çelur këtë rradhë lulet “budallaqe”

Si gjithmonë para kohe/ Sa shpejt paskan çelur këtë rradhë lulet “budallaqe”

Në zemër të dimrit, si një koncentrat diellor në penelin e një piktori, mimoza e ngroh me ngjyra impresioniste peisazhin e hirtë të kryeqytetit. Në këtë fundjanari, mimozat nuk i munguan prapë Tiranës. Vendi i tyre tashmë dihet. Kodrat e liqenit.

Por vazhdon edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku zbarkojnë amatorët e mimozave me tufa të mëdha në duar, ose shitësit e vegjël, që mezi ç’kanë pritur të çelin pakëz, për të nisur biznesin e tyre të pranverës para kohe.

Mjaft të hapet koha edhe për një grimë, si dje paradite, që çeljen e këtyre luleve bjonde dhe të mëndafshta ta prekësh edhe vetë me sy./AlpeNews.al/