E aksidentuan dhe humbi njërën këmbë/ Historia e mbijetesës së një vajze që sot është një serfiste fal kurajos (FOTO) – AlpeGossip
E aksidentuan dhe humbi njërën këmbë/ Historia e mbijetesës së një vajze që sot është një serfiste fal kurajos (FOTO)

E aksidentuan dhe humbi njërën këmbë/ Historia e mbijetesës së një vajze që sot është një serfiste fal kurajos (FOTO)

Kjo histori do t’ju bëjë me siguri ta shihni jetën me një tjetër sy. Sarah Dean dy vite më parë në një qytet të quajtur Pulsbo u përplas nga një makinë që po vinte me shpejtësi drejt saj. Goditja bëri që ajo ta hidhej nga parmaku dhe të përfundonte në lum. Në momentin e parë që hapi sytë ajo e pa veten të mbytur në gjak dhe besoi se nuk do arrinte të mbijetonte.

Shoferi që e aksidentoi u arratis nga vendgjarja dhe ende nuk është identifikuar nga autoritetet. Askush nuk e pa aksidentin dhe ndërkohë që Sara ishte e gjakosur në lum mendoi se përballë saj ishin dy zgjedhje: të priste derisa dikush ta gjente por që do të ishte tepër vonë, ose të luftonte. Kështu Sara vendosi të tentonte njëherë vetë të dilte nga ujërat, e më vonë u ngjit rreth 3 metra në vendin ku ishte rrëzuar e nisi të kërkonte ndihmë nga njerëzit që kaloni në rrugë.

Sarah u zgjua në spital dhe kuptoj se kishte humbur njërën këmbë, deri tek gjuri. Por cila ishte ajo gjë që e mundonte më shumë? Mungesa e njërës këmbë do e pengonte ëndrrën e saj dhe pasionin më të madh, serfin . Me po të njëjtën vendosmëri që nuk e la të vdiste në atë lum, Sarah vendosi që pavarëisht gjendjes së saj dhe trupit të ri, të ndiqte ëndrrat.

“Nuk kisha asnjë zgjedhje. Do të hiqja dorë nga jeta ose do e jetoja ashtu!Gjashtë muaj pas aksidentit Sara filloi të mësonte të ecte me njërën këmbë të gjymtuar e më vonë me një protezë të projektuar vetëm për surfing.

“Herën e parë që tentova të bëja serf pas aksidentit pothuajse rashë pasi duhet të kesh një protezë të posaçme për sërf. E një tjetër për të ecur. Kështu që më duhej të përshtatesha me veshjen e protezave më të shkurtra, kur bëja sërf.”,- është shpehur ajo. Tetë muaj pas operacionit, Sarah shkoi në Kampionatin Botëror në La Jolla të Kalifornisë, dëshironte të fitonte por sërish fati nuk ishte në anën e saj. Sara përsëri nuk u dorëzua. Ajo shpreson se historia e saj do të frymëzojë të tjerët për të kapërcyer çdo sfidë me të cilën ata përballen, për të luftuar për pasionet e tyre dhe për të vazhduar pa marrë parasysh se çfarë jeta u servir. Përsa i përket shoferit që e aksidentoi ajo shprehet se tashmë e ka falur. Ndoshta ka qenë i alkolizuar apo i droguar, e madje dhe vetë ajo nga kjo histori ka hequr dorë tërësisht nga alkooli. Ku i dihet, një njeri i pavetdijshëm mund të lëndojë dikë dhe ajo nuk dëshiron absolutisht që dikujt ti ndodhë e njëjta gjë si asaj.