Çfarë dashurie! Fotoja e adhurueshme e Blendi Fevziut me të bijën do t’ju ëmbëlsojë ditën – AlpeGossip
Çfarë dashurie! Fotoja e adhurueshme e Blendi Fevziut me të bijën do t’ju ëmbëlsojë ditën

Çfarë dashurie! Fotoja e adhurueshme e Blendi Fevziut me të bijën do t’ju ëmbëlsojë ditën

Ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni në ekran, gazetari Blendi Fevziu na shkriu zemrat me foton e publikuar në Instagram.

Fotoja me vajzën e tij të vogël në breg të detit vodhi zemrat e të gjithë ndjekësve të tij dhe mori mijëra pëlqime.

E vogla është në krahët e të atit dhe në fytyrën e gazetarit të njohur shohim shumë lumturi.

Ai poston shpesh foto me vajzat e tij dhe duket baba mjaft i përkushtuar.

Ndërkohë në intervistat e tij ai është shprehur se po i jep kujdesin maksimal rritjes së vogëlushes, pasi me vajzën e madhe nuk ka pasur mundësi ta bëjë për shkak të angazhimeve në punë.

Alis është vajza e dytë e Fevziut, ndërkohë që vajza e madhe është Mishel 16 vjeçe.