Olsi në momente të vështira: Fjorentina nuk ia përton dhe i përplas gjithçka në fytyrë (FOTO) – AlpeGossip
Olsi në momente të vështira: Fjorentina nuk ia përton dhe i përplas gjithçka në fytyrë (FOTO)

Olsi në momente të vështira: Fjorentina nuk ia përton dhe i përplas gjithçka në fytyrë (FOTO)

Ndonëse kanë kaluar muaj të tërë nga ndarja e tyre publike, duket se drama mes dy ish-banorëve të “Big Brother Albania”, Fjorentina dhe Olsi, nuk ka ndërmend të mbarojë.

Të dy personazhet janë përfolur vazhdimisht për lidhje të reja tashmë e madje Olsi ka pranuar se ka dikë tjetër në krah, por kjo nuk do të thotë se mes tyre nuk ka më përplasje. Së fundmi, Olsi ka bërë një reagim plot nervozizëm në Insta Story ku u ka thënë ndjekësve që të mos e shqetësojnë më.

 

“Me këto nerva dhe me këtë gjendje që jam sot dhe në ditët në vazhdim, mos më çani trapin shumë duke më kërkuar postime se dhe juve ju kam mangët!”- ka shkruar i irrituar Olsi, duke mos dhënë asnjë shpjegim për shkakun e kësaj gjendjeje.

Dhe duket se Fjorentina nuk ka rezistuar dot pa ia përplasur në fytyrë faktin që kjo është thjesht karma dhe çfarë do të mbjellësh, do të korrësh.

“Kur lëndon dikë që do, të jesh i sigurt që herët ose vonë do të lëndohesh dhe ti!”-ka shkruar ish e dashura e Olsit në një postim në Insta Story që duket se i drejtohet pikërisht ish-it të saj.