20 vjet “Viagra”, pilula e “revolucionit” mashkullor: Si lindi kokrra magjike “blu” dhe disa kuriozitete - AlpeGossip
20 vjet “Viagra”, pilula e “revolucionit” mashkullor: Si lindi kokrra magjike “blu” dhe disa kuriozitete

20 vjet “Viagra”, pilula e “revolucionit” mashkullor: Si lindi kokrra magjike “blu” dhe disa kuriozitete

Si lindi “pilula e dashurisë”, kokrra magjike “blu”, që lindi rastësisht dhe ndryshoi rrënjësisht konceptin mbi seksologjinë, potencën seksuale të meshkujve

“Viagra”, e para ishte SHBA-ja

“Viagra” mbushi 20 vjeç! Ishte pranverë e vitit 1998, kur ky ilaç mrekullibërës u miratua nga FDA (“Food and Drug Administration”), – organ qeveritar që merret me rregullimin e produkteve ushqimore dhe farmaceutike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por jo të gjithë e dinë se, zbulimi i “Viagra”, një pilulë e thjeshtë që i dha shpresë shumë burrave në botë, ishte e rastësishme.

Sildenafil, përbërësi aktiv i ilaçit, u studiua nga kompania Pfizer si një ilaç kundër anginës, falë veprimit të saj të zgjerimit të enëve të gjakut, të marra nga bllokimi i një proteine ​​të quajtur Pde-5. Pjesë e grupit të shkencëtarëve, duhet të jemi krenarë, ishte edhe një shqiptar, Ferid Muradi. Në testet e njeriut të fillimit të viteve 1990, përmirësimet në problemin kardiovaskular ishin minimale, por efekti anësor i ereksioneve të rritura, u vu re.

Dhe kështu, filloi marketingu. Sipas ekspertëve, pilula blu, siç quhet shpesh në të gjithë botën, ka pasur meritën e ndryshimit të mënyrës së shikimit të një sëmundjeje, siç është mosfunksionimi i organit mashkullor, deri në pikën e sjelljes për herë të parë edhe të grave, në studimet e andrologëve.

Në sajë të “pilulës së dashurisë”, miliona njerëz qenë në gjendje të kthehen në një jetë normale, duke pasur marrëdhënie seksuale. Në të njëjtën kohë, çështja e impotencës u bë diskutim publik. “Viagra” duhet të merret rreth një orë përpara marrëdhënies seksuale dhe në stomak bosh, doza ndryshon nga personi në person.

Shtator 1998, “Viagra” mbërrin në Europë

Pranuar në SHBA në 1998, “viagra” arriti në Europë vitin më pas.

Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion, në Itali, 86 milionë pilula blu u shitën në 18 vitet e para të marketingut.

“Njëzet vjet më parë flitej vetëm për impotencë, por ishte pikërisht “viagra” që futi konceptin e mosfunksionimit erektim” – shpjegon Alessandro Palmieri, president i Shoqatës Italiane të Andrologjisë. Për mjekun, zbulimi i këtij ilaçi do të thoshte se, më në fund, ka një armë në dispozicion për problemin, ndërsa pacientët kanë dalë në dritë.

Para këtij zbulimi, ata nuk flisnin për këtë, edhe çiftet, dhe jo vetëm meshkujt, hynë në studime dhe ky ishte revolucion.

Në Britaninë e Madhe shitet pa recetë

Një recetë është e nevojshme për të blerë “viagra” dhe kjo është detyruese për shumë vende të Europës. Por, jo gjithmonë.

Në Britani, pilulat blu shiten nën emrin “Connect Viagra”. Vendimi u njoftua në nëntor të vitit 2017, nga ana e agjencisë britanike, “Medicines and Healthcare products Regulatory Agency”, e para në botë që riklasifikoi ilaçin.

Qëllimi është të shmanget përdorimi i kopjeve të tij dhe produkteve ilegale, që shiten mbi të gjitha në internet.

“Viagra” shiten vetëm në barnatoret mbretërore. “Le të jetë një ndihmë më shumë, në dispozicion të drejtpërdrejtë, për ata njerëz të cilët, përndryshe, do të kthehen në sistemin e kujdesit shëndetësor – tha agjencia – duke i mbajtur ata larg nga blerja e ilaçit dhe rreziqet në faqet e internetit, që veprojnë në mënyra të paligjshme.”

Një studim i vitit 2017, i koordinuar nga Emanuele Jannini në Universitetin “Tor Vergata”, tregojnë se, europianët që vuajnë nga mosfunksionimi i organit mashkullor, janë më shumë se 30 milionë, nga të cilët tre milionë në Itali.

Mjekët: Bëni kujdes

Megjithatë, është e rëndësishme të pyetet patjetër specialisti, i cili është në gjendje të vlerësojë gjendjen shëndetësore të pacientit, përdorimin që ai dëshiron të bëjë, llojin dhe dozat e ilaçit që do të përdoren.

Sqarimi është një domosdoshmëri, duke pasur parasysh se, mbi “viagrën”, së bashku me “të afërmit” e saj, ka të dhëna tronditëse që tregojnë se, është tipi më i falsifikuar i ilaçit në botë, protagonist i të gjitha konfiskimeve të autoriteteve dhe shumë nga mbylljet e faqeve të paligjshme.

Ata që kërkojnë të blejnë “pilulën blu” në internet, janë shpesh të rinjtë që duan të rrisin performancën seksuale, ose pacientët të cilët ende kanë turp të flasin për problemin, edhe tek një mjek.

“Problemi kryesor në këto raste – thekson Alessandro Palmieri, president i Shoqatës Italiane të Andrologjisë – është se, pilulat që mbërrijnë nuk përmbajnë përbërësin aktiv, por substanca që ndonjëherë janë të rrezikshme për shëndetin.”

65 milionë receta, në 20 vjet

Viagra menjëherë mori një përgjigje shumë pozitive nga konsumatorët. Mjafton të thuhet se, 150 mijë receta janë bërë në dy javët e para të shitjes.

Dhe ishte një sukses gjithashtu, duhet thënë, për tregun e zi. Në fakt, në shumë shtete, ajo arrinte edhe përpara shitjes zyrtare të farmacive.

Por jo vetëm tregu i zi, është edhe ilaçi më i falsifikuar në botë.

Në Europë, viagra erdhi në shtator 1998.

Rreth 65 milionë receta janë depozituar në mbarë botën, që kur ilaçi doli në treg.

Në Itali, patentat e saj skaduan në vitin 2013, dhe gjithashtu, tregu ishte i hapur për barna ekuivalente, që sot janë të shumta në numër dhe kanë sjellë përgjysmimin e çmimit.

30% e meshkujve kanë përdorur “Viagra”

Një revolucion i krahasueshëm me atë të pilulës kontraceptive, “Viagra” ka ndihmuar miliona njerëz që luftojnë me impotencën.

Njëzet vjet më parë e deri më sot, ky ilaç pati dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm në seksualitetin mashkullor, edhe në jetën sociale, kulturore dhe antropologjike të njeriut.

“Të paktën, 30% e meshkujve e kanë provuar një herë në jetë “pilulën blu” dhe ndikimi është i krahasueshëm me nivelin shoqëror, po aq sa pilula e kontrollit të lindjes që ka ndryshuar rrënjësisht seksualitetin më të lirë te gratë nga kufizimet sociale” – shprehet Vincent Myron, president i Shoqatës Italiane të Urologjisë.

Duke komentuar mbi ditëlindjen e pilulës së parë për disfunksionin erektil mashkullor, Myron vuri gjithashtu në dukje se, ilaçi ka “rivendosur besimin në shumë burra, për një jetë seksuale edhe pas moshës 60-70 vjeçare.”

“Ky medikament dhe të tjerë që erdhën më pas, ishin në gjendje të vononin ose bllokonin edhe andropausën, sepse ata njerëz që për shkak të problemeve shëndetësore kishin braktisur aktivitetin seksual, janë shëruar, duke rifituar edhe një vetëdije të re dhe siguri,” – shtoi ai.

Kuriozitete mbi “Viagrën”

Viagra, ilaçi më i falsifikuar në botë

Sipas hulumtimit të kryer nga Pfizer, kompania farmaceutike që e prodhon atë, në 22 faqe u shfaq në internet, duke shtypur frazën “blej Viagra” në Google, 80% shesin tableta të falsifikuara të këtij ilaçi. Vetëm në Itali në një vit, policia sekuestroi 50 mijë paketa “Viagra” të rreme.

Larg qitron nga “viagra”

Mbani larg përzierjen me lëng qitroje të pilulës së “Viagrës”! Disa përbërës të lëngut të qitros, janë në gjendje të bllokojnë veprimin e enzimës CYP3A4, të nevojshme për të metabolizuar ilaçin në zorrën e vogël. Dhe kjo do të rriste efekte të padëshiruara. Ndërsa ushqimet yndyrore, do të vononin efektin.

Kuptimi i fjalës viagra? Mister

Disa besojnë se, rrënja e fjalës “Viagra” është e njëjtë me vitalitetin dhe forcën. Të tjerë mendojnë se rrjedh nga fjala Sanskrit, Vyaghra (tigër). Por ka edhe ata që mendojnë se, është një emër i zgjedhur në mënyrë të rastësishme, për lehtësinë e shqiptimit. Në Shtetet e Bashkuara e lidhin me emrin e Falls Niagara, një vend ku shumë çifte kalojnë disa ditë në muajin e mjaltit.

“Viagra” rrit bimët

Bimët rrit… bimët! Ya’acov Leshem, një shkencëtar izraelit nga Universiteti “Bar-Ilan”, zbuloi se, duke i dhënë 2% të dozës së nevojshme për një burrë trëndafilave, margaritave dhe karafilave, lulet qëndrojnë të freskëta shumë më gjatë. Kjo varet nga fakti se, “Viagra” është në gjendje të përmirësojë veprimin e oksidit nitrik.

“Viagra” plus drogë, miks eksploziv

Mjekët në urgjenca dhe në repartin e toksikologjisë është fakti se shumë të rinj, sidomos gjatë fundjavave, përfundojnë në dyert e spitaleve thuajse në gjendje kome. Sipas tyre, konsumimi i viagrave dhe i drogave të ndryshme është një miksim shumë i rrezikshëm. “Është si një “bomb molotov” brenda organizmit. Shkakton rritje të të rrahurave të zemrës, halucinacione, me pasoja të paparashikueshme. Një kombinim i tillë nuk rrit performancën seksuale. E dëmton shumë atë madje”, shprehen mjekët toksikologë.

Shqiptarët: turp ta marrin në farmaci

Po shqiptarët, si janë atë në marrëdhënie me këtë pilulë të dashurisë? Si për shumë fusha të tjera, ndihen të kompleksuar që të tregojnë hapur se kanë probleme e se kanë nevojë për një “ndihmë blu” ndaj nuk drejtohen në farmaci e as tek mjeku por zgjedhin rrugën e shkurtër, ata janë nga konsumatorët më të mëdhenj të pilulave të rreme, veçanërisht ato kineze, të blera në internet, pra preferojnë të vënë shëndetin në rrezik se sa të tregojnë dobësi lidhur me seksualitetin.(AFP.al)