Këtë të shtunë, moderatori Ermal Peçi mirëpriti në shtëpinë e fundjavës modelen, ish banoren e BB Armela Hyseni.
E rikthyer herë pas here në vëmendjen e portaleve ajo foli gjatë për eksperiencën e saj si modele, të nisur që në moshën 16 vjeçare. Teksa Ermali e pyet për benefitet e këtij profesioni ajo tregon se në Shqipëri nuk ja vlen, për aq kohë sa pagesat janë shumë minimale.
Armela tregon se punon shpesh, për të krijuar një katalog personal që mund ti shërbej në synimet e saj ndërkombëtare. Po a ka brenda agjencivë të modës ngacmime seksuale? Armela nuk rezervohet, madje shokon me përgjigjen e saj:
“Mua s’më kanë ngacmuar, kam qenë edhe e vogël. Unë njoh agjenci, pseudo agjenci që krijohen enkas për të ngacmuar vajzat. Është shumë e rëndë. Më kanë treguar shoqet, nuk ta thonë troç, përpiqen”.
Teksa Armela rrëfen, Ermali i thotë se e gjitha kjo që thotë është tronditëse, sidomos për vajzat që synojnë të bëhen pjesë e modelingut. Ajo nuk ndalet me kaq, tregon edhe çfarë ofrohet në këmbim nga ‘agjencitë’, si ato joshin vajzat për synimet e tyre edhe seksuale.
Zbuloni këto përgjigje pas minutës së 9-të të intervistës në videon e mëposhtme.