“DO JEM DËSHMITAR I NJË HISTORIE”/ Ardit Gjebrea i lumtur të prezantojë Festivalin e Këngës – AlpeGossip
“DO JEM DËSHMITAR I NJË HISTORIE”/ Ardit Gjebrea i lumtur të prezantojë Festivalin e Këngës

“DO JEM DËSHMITAR I NJË HISTORIE”/ Ardit Gjebrea i lumtur të prezantojë Festivalin e Këngës

Emrat që do të prezantojnë Festivalin e Këngës këtë fundvit janë bërë tashmë të ditur dhe një prej tyre është edhe Ardit Gjebrea. Ai është shprehur mjaft i lumtur që është përzgjedhur për të prezantuar eventin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare dhe thotë se do të jetë dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur.

Prezantuesi dhe kantautori thotë se rikthehet me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën.

Postimi i plotë:

Ky është viti i 60të për Festivalin e Këngës në Rtsh.
Unë do të jem prezantues i ftuar në natën e dytë dhe do jem në skenë me:
@xhemishehu_ @jonidamaliqi
@isli_islami @kelvikadilli
të cilët do të prezantojnë të 3 netët e Festivalit.

Më shumë se prezantues, do të jem dëshmitar i një historie të cilën do ta përshkojmë me disa nga emrat më të spikatur, gdhendur në kujtesën dhe dashurinë e publikut.

Unë vetë, raportin me Festivalin e kam jetuar në 3 dimensione:
1. Kantautor: “Jon” “I thuaj Jo” “Eja”
2. Kompozitor: Irma Libohova dhe Frederik Ndoci, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, Ëest Side Family si dhe me Juliana Pasha deri në Eurovizion 2010.
3. Prezantues në 1996 dhe pasfestival 1997

Ishte viti i 30të kur këndova Këngën “Jon” – një këngë e cila ndau në mes dy epoka dhe ndan mes edhe historinë e 60 viteve. Dhe unë do jem në mes të Festivalit, në natën e dytë!

Rikthehem me shumë dëshirë për të përcjellë dashuri, nostalgji dhe muzikën që na ka shoqëruar gjithë jetën.