Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, nuk u ka rezistuar dot fotografive me rroba banje në “Instagram”. Një ditë më parë, ajo ka ndarë me 270 mijë ndjekësit dy poza provokuese me bikini blu.
“E zezë si djalli, e nxehtë si ferri, e pastër si një engjëll, e ëmbël si dashuria”, ka shkruar Sindi bashkëngjitur me pozat “hot” të saj
Këto foto kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente të ndryshme. Teksa ka nga ata që e komplimentojnë, ka edhe të tjerë që i shkruajnë që t’i fshijë sa ma shpejt që nuk është vonë.
Një tjetër shkruan se “u tërbua edhe Sindi”, duke qenë se tani në sezonin veror rrjetet sociale mbushen me foto me rroba banje nga personazhet e njohur të ekranit.
Nga ana tjetër, një ndjekës i jep këshillë: “Bëj qejfin vetes, jeto jetën tënde si do. Nuk e di si harxho një minutë kohë t’u kthesh përgjigje këtyre ziliqareve femra. Ec para e dashur”.