Sara Hoxha duket më në formë se kurrë, e pamjen e saj, atyre që ju kish shpëtuar e vuri në dukje edhe njëherë Lori, e motra.
Mesa kuptohet, Sara ka qenë e ftuar në një dasmë, a diçka të ngjashme ku është festuar për dashurinë.
Grimi dhe veshja e kanë bërë të duket edhe më e ëmbël duke e kthyer Sarën lehtësisht në një shembull frymëzimi për gocat që duan të duken mirë, por s’dinë si të grimohen në festa e dasma.
Me të zeza, pak tyl vende vende, gjoksi pak i hapur, flokët e kapur, një grim me bazë ngjyrat e tokës, dhe jeni gati!