PAK PARA NISJES SË “PORTOKALLI”/ Xhemi Shehu largohet nga vendi – AlpeGossip
PAK PARA NISJES SË “PORTOKALLI”/ Xhemi Shehu largohet nga vendi

PAK PARA NISJES SË “PORTOKALLI”/ Xhemi Shehu largohet nga vendi

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu ka tërhequr shumë vëmendjen këtë verë me fotot nga pushimet të cilat i kaloi në Shqipëri. Megjithatë vetëm pak ditë para nisjes së “Portokalli”, Xhemi ka vendosur të kalojë edhe disa ditë pushimi jashtë vendit.

Moderatorja ka postuar disa foto nga Londra teksa pozon në urën e Londrës e më pas gjatë një shëtitje.

Nuk dihet në shoqërinë e kujt është Xhemi atje, me familjen e bashkëshortin apo me mikesha.

Megjithatë moderatorja pritet që së shpejti të rikthehet për të nisur punën për “Portokallinë”.