“QË NGA ARDHJA JOTE JETOJ DY HERË”/ Hueyda emocionon me letrën që i shkruajti të birit për ditëlindje – AlpeGossip
“QË NGA ARDHJA JOTE JETOJ DY HERË”/ Hueyda emocionon me letrën që i shkruajti të birit për ditëlindje

“QË NGA ARDHJA JOTE JETOJ DY HERË”/ Hueyda emocionon me letrën që i shkruajti të birit për ditëlindje

Ishim në pritje të një letre të bukur nga mami Hueyda El Said sapo kujtuam se sot Gabrieli i vogël mbush 5 vjeç. Hueyda nuk zhgënjen kurrë së dhuruari emocione me gjithçka i dedikon të birit por kjo letër e shkruar në frengjisht, të cilën ne do ua përshtasim në shqip, duket se i ka tejkaluar të gjitha urimet e mëparshme.

Përbri fotove të kaçurrelsit të ëmbël Gabriel, Hueyda shkruan:

“Gabriel, zemra ime, sot është ditëlindja jote.
Ne kemi qenë së bashku për 5 vjet, dy të çmendur të pandashëm që duan të kërcejnë dhe të këndojnë gjithë kohës.
Ardhja jote në jetën time i zgjeroi ditët e mia në dimensionet e një poezie.
Që nga 11 janari 2015 jetoj dy herë: një herë duke shijuar gëzimin e jashtëzakonshëm që ti je pranë meje, një herë tjetër për t’i thënë të gjithëve se sa krenare jam që jam mami jot.
Sapo ke mbushur 5 vjeç dhe që tani më ke kaluar dhjetë mijë herë; për herë të parë në jetën time është kënaqësi të humbasësh dhe të shohësh tjetrin të fitojë, sepse ti je dhe do të jesh gjithmonë kampioni im.
Ti i ke tejkaluar të gjitha pritjet e mia, intelektuale, fizike dhe shpirtërore, deri në atë pikë sa shpesh pyes veten nëse do të jem në gjendje të jetoj deri në ato që do të sjellësh ti.
Faleminderit Gabriel.
Faleminderit që më bëre nënë krenare siç jam, faleminderit që më mësove si të luftoj për ne të dy, faleminderit që më mësove të marr kohën për të shijuar plotësisht të gjitha bukuritë dhe lumturinë tonë të madhe familjare, me super  babin tonë, Babi Thierry.
Faleminderit që më ndihmove të kuptoj se suksesi më i madh i një qenie njerëzore nuk është aq shumë për të riprodhuar por për të arritur të rrisë, dhe të ndihmojë përparimin në jetë për atë që duam në pafundësi dhe pa kushte.
Gëzuar ditëlindjen djali im!
Mami jot që të do shumë (në rast se nuk e kuptuar)” – ka përfunduar urimin e saj Hueyda.

View this post on Instagram

Gabriel, mon cœur, aujourd’hui c’est le jour de ton anniversaire.. Voilà 5 ans que nous sommes ensemble tous les deux, les fous inséparables qui adorons danser et chanter. Ton arrivée dans ma vie a élargi mes jours aux dimensions d’un poème. Depuis le 11 Janvier 2015 je vis deux fois : une fois en savourant l'immense joie de t'avoir près de moi, une autre fois pour raconter à tous ma fierté d’être ta maman. Tu viens d’avoir 5 ans et tu m’as déjà dépassée dix mille fois ; pour la première fois de ma vie ça m’amuse de perdre et de te voir gagner, parce que tu es et seras toujours mon champion. Tu as dépassé toutes mes attentes, intellectuelles, physiques et spirituelles, à tel point que je me demande souvent si je saurai être à la hauteur des tiennes. Merci Gabriel. Merci de faire de moi la maman fière que je suis, merci de m’avoir appris à me battre pour nous, merci de m’avoir appris à prendre le temps de déguster pleinement tous nos petits et nos grands bonheurs en famille, avec notre super babi Thierry. Merci de m’avoir aidée à comprendre que la plus belle réussite d’un être humain ce n’est pas tellement d'engendrer mais d'arriver à élever, et d’aider à avancer dans la vie celui que l’on aime à l’infini et sans condition. Joyeux anniversaire mon fils ! Ta maman qui t'aime (au cas où tu n'aurais pas compris 😛

A post shared by Hueyda (@hueyda_artwork) on

Me të drejtë, miqtë e Instagramit janë prekur nga kjo letër ndërkohë që edhe ne si redaksi po i urojmë edhe një herë Gabrielit të gëzojë datëlindjen dhe të jetë gjithnjë i lumtur!