PAS PROBLEMEVE ME POLICINË/ Beniadës i bëjnë rrengun në studio. Reagimi epik i modeles – AlpeGossip
PAS PROBLEMEVE ME POLICINË/ Beniadës i bëjnë rrengun në studio. Reagimi epik i modeles

PAS PROBLEMEVE ME POLICINË/ Beniadës i bëjnë rrengun në studio. Reagimi epik i modeles

Kur sapo ka nisur jetesën e re në Tiranë, Beniada Nishani po haset me një problem me parkingu për makinën pranë banesës dhe deri tani ka marrë 5 gjoba.

Këtë e ka zbuluar vetë ajo madje duke dalë në një deklaratë publike ku i kërkoi policëve të Tiranës që të mos i vendosin gjoba. Në një video të publikuar në InstaStory, ajo i drejtohet duke thënë se do vendosë foto të targës në rrjetin social që të gjithë efektivët e rrugores ta njohin e të mos i vendosin më gjoba. Beniada Nishani shprehet se makina e saj “është e vogël dhe nuk kthehet në bezdi për njerëzit”.

“Doja të them një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më vendosni më gjoba. Se kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Më keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi njeri dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba dhe do vazhdoj të marr”, shprehej modelja.

Pas kësaj ajo ka rënë pre e një kurthi nga emisioni “Ndryshe” në “Top Albania Radio”. Ajo është telefonuar nga një gazetare e cila i thotë se e ka marrë nga Policia Rrugore dhe se ka një gjobë shtesë.

Sipas “policisë”, Bendiada ishte filmuar duke ngarë makinën me një dorë. “Një gjobë shtesë? Unëë? Çfarë gjobe moj? Çfarë po thua moj, po tallesh? Herën e kaluar nuk më more me këtë numër. Me këtë numër mua më është përgjigjur sekretaria e Top-it. Të raftë pika në ballë”- ia ktheu Beniada e cila nuk ra pre e lojës.