Kur femrat komentojnë futbollin! GAFA që ka bërë Erjona Sulejmani është EPIKE – AlpeGossip
Kur femrat komentojnë futbollin! GAFA që ka bërë Erjona Sulejmani është EPIKE

Kur femrat komentojnë futbollin! GAFA që ka bërë Erjona Sulejmani është EPIKE

Argjentina nuk ia doli dje të merrte fitoren në ndeshjen e parë të Botërorit duke barazuar 1-1 me Islandën. Jo vetëm penalltia e humbur e Messit, por edhe shumë raste të tjera nuk arritën të finalizoheshin nga lojtarët e kombëtares argjentinase. Mirëpo mesa duket modelja Erjona Sulejmani, ish-partnerja e futbollistit Blerim Xhemajli ka patur disa pakënaqësi për trajnerin.

E ftuar në RTSH në emisionin “Magjia 21” dhë ka komentuar gjendjen e Argjentinës dhe më konkretisht për lojtarin Dybala, duke thënë se ai është një njeri shumë i mirë.

“Më vjen shumë keq për Dybalën, sepse është një lojtar shumë i mirë, dhe nuk mund ta kuptoj pse ai nuk ishte në fushë. Ai është një njeri shumë i mirë edhe jashtë fushe, është shumë i kulturuar. Më erdhi shumë keq, për shkak se nuk u aktivizua nga trajneri”, ka përfunduar Sulejmani.

Deri këtu shkoi çdo gjë mirë, por deklarata tjetër e saj ka shkaktuar të qeshura pasi tha:

“Trajneri i Argjentinës duhet të aktivizonte në fushë Icardin. Nje lojtar si ai nuk mbahet në stol!”