TË GJITHË E PRISNIN NË “KËNGA MAGJIKE”/ Elhaida Dani jep lajmin e trishtë (FOTO) – AlpeGossip
TË GJITHË E PRISNIN NË “KËNGA MAGJIKE”/ Elhaida Dani jep lajmin e trishtë (FOTO)

TË GJITHË E PRISNIN NË “KËNGA MAGJIKE”/ Elhaida Dani jep lajmin e trishtë (FOTO)

Muajin e kaluar Elhaida Dani me anë të një fotoje të postuar në Instagram ku shfaqej krah Ardit Gjebreas dhe Eni Çobanit, la të gjithë të kuptonin se këtë vit do konkurronte në Kënga Magjike. “Po nuk ma dhatë edhe këtë herë çmimin do shihemi në gjyq me Ardit Gjebrea dhe Eni Çobani”, shkruante Elhaida.

Fansat mezi prisnin që Elhaida të prezantonte këngën e saj dhe sot këngëtarja jep lajmin e trishtë se nuk do marrë pjesë dhe se e gjitha ishte një shaka.

“Per ju qe po prisni daljen time ne Kenga Magjike, nuk do jem pjesemarrese. Foto qe postova ka qene vetem nje shaka. I uroj shume suksese te gjithe pjesemarresve dhe shijojeni. Kete vit ka kenge shume te bukura. Votoni me sinqeritet”, shkruan Elhaida.