KOPJE E TË ËMËS/ Kylie Jenner bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO) – AlpeGossip
KOPJE E TË ËMËS/ Kylie Jenner bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

KOPJE E TË ËMËS/ Kylie Jenner bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme ylli i serialit “Keeping up with the Kardashians”, Kylie ka habitur fansat e saj. 21- vjeçarja ka publikuar në instastory disa foto të shkëputura nga një bisedë në facetime me të ëmën Kris Jenner.

Ajo që bie në sy në këto foto nëse tregohesh pak i vëmendshëm janë flokët e Kylie që duken të shkurtra fiks si të së ëmës.

“Jam e fiksuar me ty Kris Jenner.”

Kështu ka shkruar 21- vjeçarja në postimin në fjalë.

Megjithëatë ndryshimi i saj në look dhe ngjashmëria me të ëmën nuk është asgjë e përhershme, pasi nuk bëhet fjalë për një prerje flokësh, por për paruke. Dhe në rastin e Kylie- t me ndërrimin e parukeve jemi mësuar tashmë