Si t'i bëni flokët kaçurrela me ndihmën e një bluze pambuku - AlpeGossip
Si t’i bëni flokët kaçurrela me ndihmën e një bluze pambuku

Si t’i bëni flokët kaçurrela me ndihmën e një bluze pambuku

U habitët nga titulli i artikullit ? Ky është vetëm fillimi pasi teknika që do ju prezantojmë më poshtë do ju lërë me gojë hapur. Flokët janë gjysma e bukurisë së një femre, një shprehje sa cliché, por edhe e vërtetë. E keni vënë re sa herë ndryshoni ngjyrën, prerjen, kur krihni flokët apo i bëni kaçurrela, janë gjëja e parë që tërheqin vëmendjen e njerëzve.

Flokët kaçurrela janë shumë të bukura për t’u parë, por jo dhe aq për t’u realizuar. Kaloni me orë të tëra duke i bërë me mashë, bigudina ose lejoni mamanë t’ju ndihmojë me teknikën e lidhëses me copa gazete, por sërish kaçurrelat tuaja duken si mos më keq.

Lani flokët siç bëni zakonisht, gjithmonë duke zgjedhur shampon dhe balsamin që i përshtatet llojit tuaj të flokëve. Thajini me peshqir duke i masazhuar me lëvizje rrethore në gjithë sipërfaqen e skalpit dhe jo duke i shtrydhur siç bëni me veshjet. Merrni një T-shirt, peshqir me mikrofibra ose bluzë pambuku me mëngë të gjata dhe shtrojeni mbi një tavolinë. Këshillohet të përdoret bluza me mëngë të gjata pasi mbledh të gjithë flokët. Pasi e keni shtrirë mbi tavolinë, ulni kokën dhe shtrini flokët mbi bluzën e pambukur dhe me anë të disa rrotulimeve siç bëjmë me letrën e karameleve mbështillni gjithë flokët. Mbajini ashtu për disa orë, më pas hiqni bluzon dhe kaloni gishtat mbi flokë duke i masazhuar. Thani kokën në temperaturë ambienti dhe sipas dëshirës mund të përdorni ose jo llak flokësh. Rezultati do ju lërë shumë të kënaqura, si dhe mbi të gjitha është diçka e thjeshtë dhe praktike.