PAS DISA DEKADASH/ Del për herë të parë në publik piktura 1.6 milionë dollarëshe – AlpeGossip
PAS DISA DEKADASH/ Del për herë të parë në publik piktura 1.6 milionë dollarëshe

PAS DISA DEKADASH/ Del për herë të parë në publik piktura 1.6 milionë dollarëshe

Një pikturë e famshme, që u shit për 1.6 milionë dollarë, bëri paraqitjen e saj të parë publike pas shumë dekadash në ekspozitën ART X Lagos gjatë fundjavës.

“Tutu” e Ben Enwonwu, e konsideruar si “Mona Lisa afrikane”, mungoi për më shumë se 40 vite para se të kthehej në një apartament në Londër vitin e kaluar.

Ajo qëndroi e varur në një banesë për më shumë se 30 vite.

Herën e fundit që u shfaq në Nigeri, para se të shitej në shtëpinë e ankandit të Bonhams në Londër më parë këtë vit, ishte në 1975 në ambasadën italiane në Lagos.

Piktura është pjesë e tre veprave të artit të krijuara nga Enwonwu, gjatë luftës së përgjakshme civile të Nigerisë, e cila u zhduk menjëherë pasi u pikturua në vitin 1974.

“Tutu” përshkruan princeshën  Ife Adetutu Ademiluyi, të cilën piktori e pa ndërsa po ecte në një fshat nigerian.

Dy pikturat e tjera të Ademiluyi  nuk janë gjendur ende.