Arian Çani i nxjer “të palarat” Ermal Mamaqin në emision: Ça bën ti o plak.. (VIDEO) – AlpeGossip
Arian Çani i nxjer “të palarat” Ermal Mamaqin në emision: Ça bën ti o plak.. (VIDEO)

Arian Çani i nxjer “të palarat” Ermal Mamaqin në emision: Ça bën ti o plak.. (VIDEO)

Syrit të drejtuesit të emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani duket se nuk i shpëtojnë lehtë detajet. Ai ishte sot i ftuari i radhës në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku ka zënë “mat” Ermal Mamaqin.

Teksa Mamaqi i bënte pyetjet nuk po shikonte në sy Çanin, gjë që ka bërë që ai të kuptojë se drejtuesi i emisionit i lexon pyetjet në promter.

 Çani është ngritur në këmbë dhe ka shkuar më afër promterit dhe ka lexuar pyetjet që Mamaqi kishte përgatitur për të.

Çani: Ti po lexon në promter, si e lexon ti o plak aq larg, unë s’shoh dot gjë fare.

Mamaqi: Unë jam X-Men. Arjani po shkon tek promteri…

Çani: Këto janë pyetjet që do më bësh më vonë Mamaq? Si lexon kaq larg? Ka ardhur momenti që unë të vendos syze.

Mamaqi: Mos vendos syze, thjeshtë vër promterin më afër…