Manjola Nallbani, nuk do të ngjitet në skenën e Festivalit të 59-të të Këngës. Nga 26 që ishin fillimisht artistët pjesëmarrës, tani në faqen e vet zyrtare, RTSH përmend 25 të tillë.
Ajo që do të mungojë do të jetë pikërisht Manjola, kënga e të cilës, “Ora e jetës”, gjithashtu është fshirë nga kanali i Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.
Arsyen e kësaj tërheqjeje, këngëtarja e shpjegoi për “Anabel”, duke theksuar se ajo lidhet me shendetin.
“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid.
Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, ka qenë shpjegimi i saj.