“TA PASKA PRERË FATURËN”/ Kledi i “Big Brother VIP” zbulon se ka një lidhje jashtë shtëpisë – AlpeGossip
“TA PASKA PRERË FATURËN”/ Kledi i “Big Brother VIP” zbulon se ka një lidhje jashtë shtëpisë

“TA PASKA PRERË FATURËN”/ Kledi i “Big Brother VIP” zbulon se ka një lidhje jashtë shtëpisë

Të martën mbrëma u bë pjesë e “Big Brother Vip” ish-futbollisti, Kledi Hysa. Ky i fundit kur hyri në shtëpinë më të famshme në “Shqipëri” kërkoi që të kishte një fitness studio.

“Që në moshën 14 vjeç jetoj në Austri. Mbi 15 vite ka që punoj si model në të gjithë Europën. Jam tip shumë energjik, të gjithë një jetë kemi. Unë e dua jetën. Mendoj dhe shpresoj të ketë vajza dhe djem të bukur. Kjo do të jetë një sfidë me vetveten shumë e fortë. Shprehja që më frymëzon është “shfrytëzoje ditën” dhe ta shijojmë në maksimum. Kërkesa ime është vetëm fitness studio”, tha modeli i njohur në klipin e tij prezantues.

Ndërsa brenda shtëpisë, gjatë një bisede me Monika Lubonjës, ai ka zbuluar se ka një lidhje jashtë shtëpisë. Kur Monika e pyeti nëse e ka disktuar hyrjen në BBV me të, Kledi tha:

“Po. Ajo e di që po vendosa një gjë në kokë unë… Ajo e di tipin tim. Ajo u pyet se si mendon ti? U bisedua”, tha ai.

“Kishte ndonjë merak se si do futesh”, e pyet më pas Monika, të cilës i përgjigjet: “Absolutisht, edhe tha të ndodhi ça të ndodhi, unë jam e lumtur për kohën që kaluam bashkë”, tregon Kledi.

“Ta paska prerë faturën”, i thotë më pas Monika.