NGA FUSTANET TEK TORTA MADHËSHTORE/ Poza të pa publikuara më parë nga dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
NGA FUSTANET TEK TORTA MADHËSHTORE/ Poza të pa publikuara më parë nga dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços (FOTO+VIDEO)

NGA FUSTANET TEK TORTA MADHËSHTORE/ Poza të pa publikuara më parë nga dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços (FOTO+VIDEO)

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços mori gjithë vëmendjen e mundshme, e jo pa arsye. Që nga përzgjedhja e lokacionit, e deri tek fustanet e bardha të nuses, organizimi meritonte të cilësohej si “dasma e ëndrrave”.

Liqeni Komo në Itali u shndërrua në destinacionin ku Sara dhe Ledioni, shoqëruar nga i vogli London, kurorëzuan në martesë historinë e tyre të dashurisë. Mes të ftuarish VIP, fotot që u shpërndanë ne rrjet nga dasma nuk ishin të shumta.

Por, pas gati dy vitesh, krijuesja e ftesave dhe ‘brandimit’ të eventit ka ndarë disa momente nga organizimi. “Ceci New York” ka zbuluar çastet më të bukura, emocionuese e të mbushura plot me dashuri.

Që nga mbërritja në event, e deri tek torta madhështore, gjithçka do ta gjeni në fotot e mëposhtme.

Ndërsa kjo, është ftesa e punuar nga “Ceci New York”, detaj nga dasma që Sara e pëlqeu aq shumë! /News31.al