“Rosalinda” ishte telenovela latine që rrëmbeu zemrat e publikut shqiptare.
S’kishte si të ndodhte ndryshe kur protagoniste ishte ylli latin Thalia. Ajo është një nga femrat latine më të bukura dhe ëmbëlsia dhe zëri i saj nuk shuhen lehtë nga kujtesa e publikut.
Thalia është shkëputur nga telenovelat duke iu kushtuar botës së muzikës dhe stilimit.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale. Kohët e fundit ajo është shfaqur e transformuar me një look të ri dhe thuajse nuk njihet fare.
Ajo është bashkëshortja e Tommy Mottola, një nga producentët muzikorë më të rëndësishëm në botën e muzikës dhe kanë së bashku dy fëmijë.