Më ka nxjerrë babai nga hundët. Këta janë fëmijët kopje të baballarëve politikanë – AlpeGossip
Më ka nxjerrë babai nga hundët. Këta janë fëmijët kopje të baballarëve politikanë

Më ka nxjerrë babai nga hundët. Këta janë fëmijët kopje të baballarëve politikanë

I kanë mbajtur mamatë nga nëntë muaj në bark. Kanë duruar goditjet, kilogramët e tepërt, netët pa gjumë, po fëmijët prapëseprapë u kanë ngjarë baballarëve: Kush hundën, kush gojën, kush sytë e kush gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë. Vajzat që u ngjajnë etërve janë po aq simpatike sa edhe djemtë që u ngjajnë nënave.

(Ditmir Bushati me familjen. Foto nga Google)

(Hera dhe Martin Bushati, foto nga Google)
Rasti më tipik është ai i vajzës së Ditmir Bushatit, Herës me të atin. Ok, ka marrë kaçurrelat e mami Aidës, po kaq. Sytë e qeshur po aq sa buzëqeshja janë të babit. Ditmiri ka edhe një djalë, Martinin, po këtu është vërtetuar ajo që thonë: Vajzat u ngjajnë baballarëve.

(Sali Berisha dhe Argita, foto nga Google)

(Sali Berisha, foto nga Google)
Siç i ngjan edhe Argita, Sali Berishës. Në hundë, në sy, gojë, shikim, gjithçka të dukshme. Edhe nga hundët ta kishte nxjerrë, s`do t`i kishte ngjarë kaq shumë.

(Arben Ahmetaj me vajzën, foto nga Instagrami)
Kopje e të atit është edhe vajza e Arben Ahmetajt. Të njëjtat ngjyra, staturë, shikim, seriozitet si babi. E thamë pra, vajzat i ngjajnë babit.

(Edi Rama dhe Zaho Rama, foto nga Google)
Siç është Zaho një Edi Rama i vogël. Qëkur pamë ato fotot nga mbrapa e kuptuam. Forma e kokës ngjasonte me të të atit. Po dyshimet se ishte një kopje e tij u vërtetuan shpejt. Kur doli edhe foto e të voglit të shtëpisë, me fytyrë. E te e vetmja foto ku fytyra i duket qartë, ka mbajtur qëndrim serioz sikur ta kuptonte se punët e babit janë të tilla.

(Ilir Meta, foto nga Google)

(Ilir Meta me fëmijët, Era, Bora dhe Besar. Foto nga Google)
Po aq pak sa Zahon e kemi parë edhe Besarin, djalin e vetëm të familjes presidenciale. Po mjaftueshëm për të kuptuar nga ka marrë më shumë. Djali i Monikës dhe Ilirit është identik me babin. Nëse për vajzat jemi në dilemë nga kanë marrë më shumë e nga më pak, se më thënë të drejtën Iliri dhe Monika e kanë një ngjashmëri mes njëri-tjetrit, për Besarin është e sigurtë: S`i ka lënë gjë të atit.

Kushedi sa krenarë ndihen këta baballarët për trashëgiminë më të çmuar që u kanë lënë fëmijëve, tiparet. Sidomos në pjesën më të madhe të këtyre rasteve, kur fëmijët kanë marrë më të mirat e tyre. Se këta brezat e rinj sa vjen e bëhen më të bukur. Po aq të lumtura duhet të jenë edhe nënat e tyre. Të kesh në shtëpi një apo dy njerëz që i ngjajnë burrit që ti dashuron nuk duket keq.