Qeshni me lot! Të gjitha mamatë në pritje të bebes të mblidhen pak këtu (FOTO) – AlpeGossip
Qeshni me lot! Të gjitha mamatë në pritje të bebes të mblidhen pak këtu (FOTO)

Qeshni me lot! Të gjitha mamatë në pritje të bebes të mblidhen pak këtu (FOTO)

Se ti kujton se vetëm ti ndihesh si top që po shpërthen. Se vetëm ty të shpëton çiçi çdo tre minuta. Se vetëm tip po vdes për një pikë alkool. Se vetëm ty të kanë mbuluar qimet. Se vetëm ty të duket aq larg këmba ku duhet të futësh këpucën. Se vetëm ti ke muaj pa e parë se ç’bëhet “aty poshtë”.

 

Edhe ti, që sapo je bërë mama, kujton se vetëm ti je bërë si dordolec. Se vetëm ti ke dhimbje të tmerrshme në gjoks. Se vetëm ti ke harruar ç’do të thotë depilim e madje edhe dush. Se vetëm ti s’e mban mend ç’do të thotë të flesh dy orë gjumë rresht. Ah, ta dish sa shoqe ke. Si ty e në mos më keq. Dhe që të mos ndihesh as edhe një çikë vetëm, ja ku i ke të gjitha njëlloj, në situatat më budallaqe që të sjell peshqesh shtatzënia dhe bebi, përtej perdes rozë të lumturisë që shohin të gjithë (veç teje).