Reperi i njohur Fero ka qenë shumë i komentuar në media këto ditë përsa i përket ecurisë së karrierës së tij. Fillimisht kontrata e tij me labelin ‘On Records’ që e bëri të suksesshëm përfundoi dhe si rrjedhojë ai u largua.
Më pas reperi anulloi të gjitha koncertet e muajve të ardhshëm dhe premtoi një rikthim legjendar. Ndërsa vetëm së fundmi ai ka bërë lëvizjen e rradhës. Fero është shpërngulur në Berlin dhe tani e tutje do të jetojë dhe do të zhvillojë gjithë veprimtarinë muzikore aty.
Ai e dha lajmin ndërmjet një postimi të bërë në Instagram, ku dhe lajmëroi se ka lidhur kontratë me Avni Halimin. “Prej sot e tutje do jetoj dhe veproj në Berlin , sot nënshkruajta kontratë me Avni Halimin dhe prej sot e tutje ekipi jonë thirret TeamFERO”,-ka shkruar reperi.