“KUR TË MERR ME ZOR”/ Genci i nxjerr SEKRETIN Eni Koçit (FOTO) – AlpeGossip
“KUR TË MERR ME ZOR”/ Genci i nxjerr SEKRETIN Eni Koçit (FOTO)

“KUR TË MERR ME ZOR”/ Genci i nxjerr SEKRETIN Eni Koçit (FOTO)

Dyshja e këngëtarëve simpatikë Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë shumë të pëlqyer nga fansat të cilët nuk ngurojnë t’i mbështesin në gjithçka. Mesa duket do të kemi të reja të bukura nga ata pasi ka qenë pikërsisht Genci që ka nxjerrë një detaj interesant lidhur me partneren e jetës.

 

Fotoja e postuar nga ky i fundit na ka bërë të kuptojmë se kënga e Enit do të vijë shumë shpejt dhe titulli i saj do të jetë ‘Sekreti’. Nuk dihet ende rryma muzikore por me siguri do të jetë një tjetër hit i bukur nga Eni, kjo edhe për faktin se pjesë e tij do të jetë edhe Genci, jo si këngëtar por si personazh, si një djalë që pikturon.

Postimi i tij mjaft komik na ka bërë të qeshim paksa. “Kur të merr Eni në xhirim të videospotit të saj të ri me zor. Sidoqoftë jam njëfarë piktori dhe unë. Të rritesh në shtëpi me Musa Prelvukaj dhe Zake Prelvukaj, të dy piktor me profesion dhe mos të marrësh diçka prej tyre nuk bën”, ka shkruar ai krahas fotos.

 

Do të jemi gjithë sy e veshë nga dyshja për të mësuar më tepër.